Kryeministri Rama tha sot se Shqipëria do dërgojë dy satelitë në orbitë.

Teksa ironizoi kreu e PD-së Basha, ai tha në Parlament se përveë dronëve, vendi do ketë dy satelitë në orbitë që do shërbejnë për të kontrolluar territorin, krimet e trafiqet e paligjshme.

“Thatë do blemë dronë. Do çojmë stelit në orbitë. ‘Albania 1’, ‘Albania 2’. Sepse zhvillimi nuk mund të mbesë aty ku pretendoni ju. Ne shohim shumë larg. Po ju them prapë. Dronat po e po, po edhe satelitë. Në mënyrë që kontrolli mbi territorin, trafiqet, krimet të bëhet nga teknologjia. Ju qeshni se të qeshurën e keni program partie.” – tha ndër të tjera Rama.