Ambasadorja amerikane e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK).

Vizita e Kim përkoi me prezantimin e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Agjentët e BKH pritet që të marrin sot distinktivin dhe të nisin zyrtarisht nga puna. Deri më tani janë 28 agjentë që kanë përfunduar me sukses trajnimet.

Po ashtu, ata kanë përfunduar me sukses teste të ndryshme që kanë të bëjnë me logjikën e arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar etj. Po ashtu ata i janë nënshtruar trajnimeve për përdorimin e armëve.

Gjatë vizitës së saj, ambasadorja amerikane është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnaj.