Virologu i njohur italian, Massimo Galli dhe 32 persona të tjerë akuzohen nga prokuroria italiane për abuzim me tenderat, falsifikim dokumentesh, prishje të bvarazisë në tendera e vepra të tjera penale.

Virologu milanez Massimo Galli, ish-kreu i departamentit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin Saço në Milano, profesor i rregullt në Departamentin e Shkencave Biomjekësore të Universitetit Shtetëror të Milanos, si dhe një fytyrë e njohur në kohën e pandemisë Covid-19, hetohet nga Prokuroria Publike e Milanos për komplot, prishje ankandi, falsifikim  e vepra të tjera penale.

Hipoteza e krimit, sipas prokurorisë, në pjesën më të madhe ndodhi gjatë periudhës së bllokimit të parë në mars 2020.

Kjo është ajo që del nga dekreti i kërkimit dhe sekuestrimit i kryer nga karabinierët kundër 33 personave, përfshirë profesorët e universitetit , drejtues publikë të lidhur me politikën, studiues, i cili përfshin gjithashtu Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë, Torvergata dhe La Sapienza në Romë dhe Universitetin e Torinos.

Hetimi ka të bëjë me dhjetëra falsifikime për caktimin e titujve të profesorit ose studiuesit kryesisht në Universitetin Shtetëror të Milanos, Universitetin Bicoça dhe vetë spitalin Saço.