Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin për tre prej kandidatëve në listat e zgjedhjeve 25 prillit.

Me kërkesë të KQZ-së, Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin për Bojken Abazin, kandidat i pavarur i Vetëvendosjes, Pal Shkambi, kandidat i pavarur dhe Rezart Tusha, kryetar i PD-së së Shijakut dhe i teti në listën e PD-së në qarkun Durrës.

Verifikimi i Abazit ka lidhje me shoqërimet e tij nga policia gjatë protestave të Vetëvendosjes në Kosovë.