Tension i lartë në qendër të Roterdamit gjatë një proteste kundër bllokimit të Covid, ku gjatë përplasjeve me policinë kanë mbetur 7 persona të plagosur, si dhe janë arrestuar 20 persona.

Mediat holandeze bëjnë të ditur se nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Më parë, oficerët e policisë kishin qëlluar për paralajmërim.

Mbrëmjen e djeshme protesta e paralajmëruar kundër masave kufizuese të urdhëruara nga qeveria holandeze për përballimin e epidemisë, doli jashtë kontrollin.

Qindra njerëz dolën në rrugë duke thirrur “liri”, ndezën fishekëzjarre të forta dhe hodhën sende ndaj policisë.

Një makinë policie iu dogj, ndërsa të tjerat u dëmtuan nga demonstruesit. Gjatë shuarjes së zjarrit janë goditur edhe zjarrfikësit. Gjithashtu u dogjën edhe automjete dhe objekte të tjera.