Partia Socialiste ka dërguar në kuvend një projektligj sipas të cilit kërkon zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut deri në 31 dhjetor të vitit 2024.

Amendamenti kushtetues që parashikon zgjatjen e afatit te Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisonerit Publik deri në 31 dhjetor 2024 është dorëzuar tashmë në Parlament, amendamenti kushtetues u mbështet me mbi 28 firma të deputetëve socialistë dhe tashmë është në procedurë parlamentare.

Për këtë, maxhoranca kërkon edhe votat e opozitës, pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me 93 vota pro.