Takimi konsultativ i Ministrisë së Brendshme me donatorët, shërbeu edhe për prezantimin e Ilir Beqjas si drejtues i Agjencisë së re që do merret me menaxhimin e ndihmave për Shqipërinë nga donatorët.

Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Por ajo është larguar nga salla pak sekonda pasi Beqja ka nisur fjalimin e tij. Ambasadorja u pa që mbylli dosjen dhe u ngrit nga karrigia duke e lënë takimin, e ndjekur nga vështrimet e ambasadorit të BE dhe disa përfaqësuesve në takim.

I pyetur mbi arsyen e këtij veprimi, një burim diplomatik i tha gazetës DITA se ambasadorja ësht? ndjerë “e futur në kurth”.

Me sa duket është menduar që prezantimi i Beqjas në një takim të tillë, do ishte konfirmim publik i pajtimit të ambasadës amerikane me këtë emërim, ku menaxhohen miliona euro ndihma.

Në fakt, as prezantimi në postin e ri i Ilir Beqjas e as fjalimi i tij, nuk ishin në axhendën paraprake të takimit. Ambasadorja u pa tek kontrolloi dosjen q? kishte përpara, në momentin që organizatorët i dhanë fjalën Beqajt duke e prezantuar si drejtorin e ri të Agjensisë së sapokrijuar.

Beqja ka të paktën dy hetime të hapura në SPAK, një institucion që ambasadorja e inkurajon vazhdimisht të hetoj? korrupsionin në nivele të larta. Prezantimi jashtë axhende i ish-ministrit problematik u bë pikërisht ditën kur ambasadorja dha mesazhe të forta kundër korrupsionit te politikanët.

Burimi i DITA e komentoi këtë si një “kurth”, në përgjigje të të cilit diplomatja ka reaguar duke u larguar në mënyrë demonstrative.

Pas largimit të saj, nuk u fokusua më nga regjia në asnjë moment, karrigia e saj e boshatisur. Edhe në mbyllje të takimit, në planin e madh që fokusojnë kamerat u shfaqën vetëm donatorët dhe jo paneli i të ftuarve, ku ishte ulur ambasadorja./DITA