Kylian Mbappe do të qëndrojë në Paris, edhe pse Real Madrid, në ditën e fundit të merkatos, e çoi ofertën deri në 200 milionë euro. Drejtuesit e PSG nuk i kthyen fare përgjigje kësaj oferte stratosferike.

Sipas “RMC Sport”, sulmuesi francez e kishte kuptuar që ëndrra e tij për të veshur fanellën e bardhë do të duhet të priste deri në verën e vitit 2022, me Real Madrid që mund të bëjnë marrëveshjen me të, me parametër zero, që në muajin janar.

Ndërkohë, sheikët do të mundohen ta bindin Mbappe që të rinovojë kontratën deri në vitin 2024.

Për momentin, kjo gjë duket e pamundur, duke qenë se sulmuesi ka refuzuar ofertën e para disa ditësh, ku i ofroheshin 45 milionë euro në sezon. Por, në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt…