Deputetët e Kuvendit rikthehen sot në karriget e sallës parlamentare me një agjendë të ngjeshur votimesh. Ai që bie në sy është dekreti i presidentit të Republikës për kthimin e ligjit mbi Policinë e Shtetit ku gjen cenim të privatësisë me atributet e reja që iu jepen forcave të rendit.

Paralel me të është votimi i projektligjit për huanë me BERZH për sa i takon infrastrukturës dhe sistemit shëndetësor në vend dhe projektligji për marrëveshjen ekonomike të qeverisë shqiptare me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Po ashtu sot pritet të ngrihet dhe komisioni parlamentar mbi raportin e Dick Marty, për sa i takon veprimit apo mosveprimit të aktorëve të politikës shqiptare në aktivitetin kriminal të UÇK.

Në 60 minuta të caktuara për diskutim të lirë me siguri do të diskutohet opinioni paraprak i Komisionit të Venecias mbi Kodin Zgjedhor.