1.

“Mos i zini besë kurrë gotave në dhomë. Punonjëset e pastrimit janë aq ngushtë me kohën sa ndonjëherë i lajnë gotat me të njëjtin ilaç që lajnë dhe banjot. Në fund të ditës, qëllimi i tyre është thjesht t’i bëjnë gotat të duken të pastra. Në resortin ku punoja unë, ata nuk kishin as një lavastovilje dhe menaxhimi ishte i komplikuar. Dhe ta mendoni që ishte një nga resortet më të mira në botë. Mos besoni kurrë!”

2.

“Pushuesit nuk e dinë se çfarë po ndodh tek dhoma ngjitur. Këtë javë ne na u desh të arrestonim një çift pasi bënë dëme 15.000 dollarë brenda dhomës. Askush s’e dinte pasi gjithçka ishte bërë në qetësi të plotë.”

3.

“Shumë tradhti bashkëshortore! Burra me emra fallso për të shpëtuar nga ndonjë situatë e pakëndshme me gratë.”

4.

“Buburreca. Në çdo hotel pa përjashtim. Ti mund të jesh duke paguar 5000 dollarë për një natë, por ato janë atë, pranë valixhes tënde prandaj gjëja e parë që duhet të bëni është ta vendosni valixhen në banjë dhe në errësirë. Kurrë sipër krevatit!”

5.

“Shohim burra që të enjtën përshëndesin stafin me një grua në krah dhe të premten përshëndesin sërish me bashkëshorten!”

6.

“Shumë njerëz të vetmuar shkojnë me pushime për t’i dhënë fund jetës. Kjo ndodh shumë nëpër hotele, por nuk jepet kurrë në lajme.”

7.

“Kur ne shohim të shkruar në rezervimin tënd ‘Instagram influencer’, rrotullojmë sytë.”

8.

“Punonjësit e seksit shpesh na lënë më shumë bakshishe sesa të tjerët.”

9.

“Kur ankoheni me mirësjellje dhe mirëkuptim merrni shërbim edhe më të mirë. Ata më të pasjellshmit marrin minimumin. Gjithmonë trajtojeni stafin me respekt dhe jini miqësor. As e mendoni sa shumë të pasjellshëm ka rreth e rrotull që kapen për gjëra pa vlerë.”