Një shqiptar 31-vjeçar u arrestua në Selanik të Greqisë, pasi nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 100 gramë kokainë.

Policia greke ka shpërndarë pamjet e aksionit ku shfaqet qeni i quajtur “Minnie”, duke zbuluar drogën në këmbët metalike të divanit. Droga ishte fshehur gjithashtu edhe tek kornizat e dyerve, apo në enët ku mbahej orizi.

Policia sekuestroi edhe 2 peshore preçize elektronike, një dorezë metalike, 350 euro, një automjet dhe një celular.

©Copyright Vala-News.com