Qeveria çeke ka autorizuar Ministren e Financave Alena Schillerová, të heqë dorë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në energji për muajt nëntor e dhjetor për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë.

Schillerová e njoftoi vendimin në një konferencë shtypi pas një takimi të qeverisë mbi këtë çështje, duke shtuar se masa do i kushtojë buxhetit të shtetit 1 miliardë Korona çeke ose afërsisht 40 milionë euro. Shkalla e TVSH -së për energjinë tani është 21 përqind.

Me këtë hap, qeveria po i përgjigjet rritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit, të cilat po prekin të gjithë Evropën. Familja tipike çeke, e cila paguan 1.000 Korona (40 euro) në muaj për energji elektrike, do të kursejë rreth 350 Korona (14 euro) në faturën e tyre për nëntorin dhe dhjetorin, tha Schillerová.

Heqja dorë nga taksat është bërë e mundur nga një dispozitë në kodin tatimor çek që lejon Ministrin e Financave të heqë dorë kolektivisht nga pagesa e taksës në rast të ngjarjeve të jashtëzakonshme, veçanërisht fatkeqësive natyrore.

Sipas ministrit, ky hap duhet të pasohet nga një ndryshim në Aktin e TVSH -së që hyn në fuqi më 1 janar, i cili do të zgjasë TVSH-në zero për një periudhë të nevojshme kohore.