Qeveria hap garën për tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës brenda dhjetorit

Qeveria hap garën për tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës brenda dhjetorit
Gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë do të hapet më 14 dhjetor, ndërsa gara për koncesionin e aeroportit të Vlorës do të hapet më 23 dhjetor.

“Ndërtimi i tunelit të Llogorasë do të hapet i bazuar në fondet buxhetore të shtetit shqiptar në datë 14 dhjetor. Gara do të jetë ndërkombëtare. Do të qëndrojë i hapur për 60 ditë, duke pasur parasysh edhe kohën festive që është më shumë se një javë”, tha Ministrja e Infrastrukturës të martën e ftuar në emisionin ‘Përballë’, në TVSH, me gazetarin lutfi Dervishi.

Projekti i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë do të financohet nga qeveria. Tuneli 6 kilometra i gjatë pritet që të shkurtojë aksin Orikum – Palasë në vetëm 10 minuta rrugë.

Qytetarët do të paguajnë një tarifë fikse për të kaluar në tunel. Ndërtimi i tunelit, sipas qeverisë parashikohet të kushtojë 6,3 milionë euro.

Ndërsa për koncesionin e aeroportit të Vlorës, Ministrja tha se qeveria do të garantojë për kompaninë e konçesionarit për 10 vjet minimunim e trafikut ajror.

“Në 23 dhjetor ne mbyllim garën e shumëpritur për sa i përket aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Shteti në 10 vjecarin e parë garanton minimunin e trafikut. Pasi të fillojnë operimet”, tha Ministrja Balluku.

Qeveria ka rihapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportin e Vlorës për të tretë herë radhazi.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi