Në Fushë Krujë do të ndërtohen 15 pallate dhe do të strehohen 1200 banorë, deklaruan të martën kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Ata inspektuan ndërtimet në zonën e Fushë Krujës, nga ku bën edhe premtimet për ndërtimin e pallateve.

“Në lagjen rilindja do strehohen 1200 banorë të prekur nga tërmeti. 128 njësi banimi të organizuara në një kompleks njësisht me të gjitha ambientet. Në total në Fushë Krujë do ndërtohen 15 pallate dhe 128 njësi individuale komplet. Jemi fiks me programin me të gjitha ndërtesat”, tha Ahmetaj.

Ata deklaruan se ndërtimi i pallateve përfundon nga fundi i verës.