Mino Raiola dhe Alf Inge Haaland, përkatësisht agjenti dhe babai i Erling Haaland, mbërritën në Barcelonë këtë mëngjes. Ata e kanë bërë këtë udhëtim me një aeroplan privat, duke aterruar në aeroportin “El Prat”.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është shënjestra e madhe e merkatos së Barçës dhe për këtë arsye, vizita e përfaqësuesve të tij në Barcelonë është një “bombë” e vërtetë e merkatos. Madje, është edhe më shumë se kaq, sepse kur arritën në aeroportin “El Prat”, ata u morën nga një makinë e drejtuar nga shoferi i zakonshëm dhe punonjësi i sigurisë së presidentit të Barcelonës, ​​Joan Laporta.

Disa fotografë, që rastisën në terminalin privat të “El Prat” e kanë fotografuar babanë e Haaland dhe Raiola në Barcelonë.

Sulmuesi i Borussias së Dortmundit është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë, pasi ka shënuar 49 gola në po kaq ndeshje, që kur mbërriti në Bundesligë nga RB Salzburgu janarin e kaluar, me Manchester United, City-n dhe Chelsea-n që gjithashtu ishin të interesuar për këtë lojtar.

Presidenti i ri Barcelonës, Joan Laporta, duket se është një hap përpara ndaj të gjithë konkurrentëve të tij dhe pritet të ofrojë 154 milionë stërlina për të bërë të mundur transferimin e tij në Katalunjë.

Marrëdhënia e mirë midis Mino Raiola dhe Joan Laporta e bën klubin e Barçës optimist. Ky udhëtim i agjentit dhe babait të futbollistit i shton zërat se Haaland do të shohim te Barça sezonin e ardhshëm.