Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme edhe për liderin e opozitës duke thënë se Lulzim Basha nuk e ka karakterin e liderit, ndërsa Berisha siç u shpreh ai është një lider pavarësisht se është i mbrapshtë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Berisha si “lider i opozitës” mund ta heqë nga froni Bashën me një status në Facebook.

Pjesë nga intervista në MCN TV:

Rama: Lulzim Basha nuk është lideri vizionar dhe vendimmarrës sepse nuk e ka karakterin e liderit. Berisha ishte dhe është një lider pavarësisht se është i mbrapshtë. Si mundet i njëjti njeri të jetë artist dhe në një hark të shkurtër kohe të kërkojë që njerëzit të qëndrojnë deri në pikën e fundit dhe pastaj të shfaqet si një barbi duke i thënë njerëzve më votoni mua. Lideri i PD është Berisha. Ju mund ta pranoni ose jo, por Berisha Bashën e heq nga froni me një status në Facebook. Nuk është njeriu që drejton PD-në.

Edhe unë mendoj kështu por shumë më thonë ndryshe. Kjo është arsyeja pse ju i drejtoheni dy liderave

Rama: Meta nuk është drejtuesi i opozitës dhe as aspirant. Ai ka marrë peng opozitën dhe Basha është peng i Metës dhe i Berishës.