Pas drejtësisë, sot ishte radha e shëndetësisë, një nga çështjet e trajtuara nga kryeministri Rama në vigjilje të fushatës së 25 prillit. Duke bërë një panoramë të situatës së shëndetësisë në 7 vitet e fundit, kreu i qeverisë përmendi edhe arritjet gjatë qeverisjes së tij.

“25 prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve në rrugën e një lufte të egër që ka hyrë në fazën finale armën fituese sëpatën me të cilën mund të presim zinxhirin e infektimeve. Si kurrë më parë u sulmua i tërë planeti dhe u mbyllën në shtëpi të gjithë popujt të vendeve të pasura dhe të varfra. Armiku i padukshëm sfidoi me egërsi të pashoqe sistemet shëndetësore të të gjitha shteteve ekonomitë globale e kombëtare. Më persekuton pyetja çfarë do kishte ndodhur në këtë vend sikur ky armik të kishte zbritur këtu 7 vjet më parë apo të na kishte gjetur krejt gafil me sistemin shëndetësor që kishim para pak vitesh. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund që pasi kalon të keqen ta lësh atë pas krahëve dhe të kërkojë çdo ditë më mirë, sepse kështu është njeriu para se ne të na binte barra e përgjegjësisë dhe nderi i madh nga shumica e shqiptarëve që në interes të tyre e të ardhmes së tyre të drejtojmë vendin”.

Kreu i qeverisë theksoi se ata që nuk i kanë harruar pamjet e spitaleve në ato vite ose nuk kanë memorie ose e kanë me password-in e opozitës.

“Sot duket e pamundur të kujtojnë se në ç’qamet ishte shëndetësia jonë para se ne të nisnim transformimet e vështira. Kur postoj foto të atyre viteve aspak të largëta lidhur me ndryshimet në shëndetësi nuk janë të pakta, por ka njerëz që me ironi, cinizëm e përqeshje a thua se kanë përpara një truk kompjuterik një trillim fotoshopik apo iluzion optik. Spitalet me batanije lara-lara rëndom pa batanije për pacientë që vinin e familjarë që i mbanin për krahu duke mbajtur në kurriz batanijet nga shtëpia. Që i kishin bërë infeksionet postoperatore një rutinë 50 mijë infeksione post operatore çdo vit. Spitale të rrethuara nga tregje e tregtarë. Deri para disa vitesh kjo ishte shëndetësia që kishim në mes të kryeqyteti te “Nënë Tereza”, kush thotë të kundërtën ose ka humbje të memories ose e ka me password-in e opozitës”.

Ndërsa falënderoi mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përballimin e pandemisë Rama tha se shqiptarët duhet të ndajnë trupën tuaj nga ata që tradhtojnë misionin dhe njollosin bluzën e bardhë.

“Po rikthehem te armiku i padukshëm se që prej ditës së parë që kur morëm detyrën nuk kemi fjetur asnjë moment gjumë por kemi nisur një punë të madh edhe të vështirë transformuese, nuk na gjeti gafil, por të përgatitur u futëm në mbrojtje, të gjithë si popull u mbyllëm fort, pro ne si njerëzit që na kemi besuar drejtimin e punëve të këtij vendi nuk e ndalën asnjë ditë e asnjë natë punën për t’u armatosur më mirë, ndërsa armiku shtrihej mes nesh. Dhe këtu është momenti t’u themi mjekëve e infermierëve atyre që u rreshtuan në vijën e zjarrit dhe të tjerëve se pavarësisht se nuk i rreshtoi koha e profili i tyre ne atë vijë kanë qenë që në atë moment e sot pjesë e asaj lufte në vijën e parë. Shumë faleminderit, respekt e mirënjohje, pa ju do të ishte e pamundur, pa ju jetët e humbura do të sihin shumë më tepër. Pa ju mijëra njerëz që kanë hyrë në spitale me armikun e padukshëm nuk do kishin dalë të lehtësuar jo vetëm nga pesha e frikshme e kësaj qenie monstruoze por edhe nga shërbimi e përkushtimi juaj. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur për ju jo gjithçka kemi dashur ju meritoni më shumë, respektin e mirënjohjen e çdo shqiptari që duhet ta ndajë mirë e qartë gjithë trupën tuaj, krejt heroizmin tuja e sakrificën tuaj nga sëkëlldia e neveria legjitime për ato raste kur qënie të padenja mes jush e tradhtojnë misionin e njollosin bluzën e bardhë”.