Hera e dytë brenda një jave që kryeministri Rama ndodhet në Elbasan, por kësaj here me kryetarët e bashkive.

Pas grupit parlamentar, ku refreni i gjithë takimit ishte një mandat i tretë nga socialistët, duket se kryeministri kërkon që këtë fushatë, në kërkim të mandatit të tretë ta shtrijë edhe në strukturat e pushtetit vendor.

Dihet tashmë që prej zgjedhjeve të shkuara lokale, se krerët e bashkive janë të gjithë socialistë përveç Shkodrës, ndaj edhe kjo mbledhje duket më shumë si një mbledhje përsëri brenda strukturave të Partisë Socialiste.