Kryeministri Edi Rama ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin, në janar.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!”, shkruan Rama në Twitter.

Sakaq, shefi i qeverisë shqiptare shigjeton Bashkimin Europian për diferencimin që i bëri Ballkanit, ndërsa thotë se nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit.

“I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit, po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, përfundon Rama.