Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për “Tutosport” në lidhje me finalen e parë europiane që do të luhet në vendin tonë, atë së Conference League mes Romës dhe Feyenoord, që do zhvillohet më 25 maj në “Air Albania”. Rama ka zbuluar ndër të tjera se në këtë finale do të bëjë tifozeri për ekipin e Romës.

“Ne kemi një nga stadiumet më të bukura në Europë dhe për ne do të jetë një super risi. Për sa i përket mikëpritjes, ne jemi një vend që do të luftojmë edhe që të kemi Champions Leaguen në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që do vijë Roma, që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë edhe nga Jose Mourinho.”-tha kreu i qeverisë.

Ndërkohë që na ndan rreth një javë nga finalja e Conference League, në Shqipëri pritet të fillojnë mbërritjet e tifozerive përkatëse shumë shpejt.