Kryeministri Edi Rama premtoi se do të punojë për të kthyer në banesa familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorti.

Në një video të postuar në Facebook, të enjten, me pamje nga një banesë e rindërtuar, Rama premton se me përkushtim do t’i “kthejë sa më parë të gjithë në shtëpitë e reja”.

Kryeministri Rama çdo ditë viziton dhe tregon kantieret e reja të rindërtimit në qytetet e prekura nga tërmeti.

Të mërkurën, ai bëri një bilanc të rindërtimti në Kurbin dhe në Durrës.