Kryeministri Edu Rama, teksa vazhdoi fushatën në qytetin e Fierit këtë të shtunë, publikoi edhe pamje nga spitali rajonal në këtë qytet.

Me ironi, Rama shkruan: “Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu… Mos u mërzisni miq demokratikas, Shqipëria nuk ndalet dhe as kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk do të ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj”.

“Dhe Shqipërinë do ta bëjmë ne, me durim të madh e me shumë punë, jo me gjumë e me shumë llafe nëpër gjumë”, përfundon Rama.