Ashtu si me Alma Hoxhën në Përmet, Edi Rama ka konfirmuar edhe Flamur Golemin në bashkinë e Gjirokastrës. Ai do të jetë në garë për një mandat të dytë.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri vlerësoi punën e Golemit në krye të bashkisë përgjatë këtyre 4 viteve.

Sa i përket pedagogëve që protestojnë, Rama i kërkoi Flamur Golemi t’i marrë e t’i mësojë se si të merren me fonde që rrogën ta përdorin vetëm për shpenzime të vogla.

“Ka doktorë që janë të mirë kur marrin votat pastaj ngelen kurse doktori juaj këtu është gjirokastrit në kuptimin e mirë të fjalës. Më fal tha se të jam qepur. Këtë këmishën e ke parë nga unë, por nuk të shkon. Ose jo, e ke lënë jashtë se të është rritur barku pak. Duhet ta përgëzoj siç bëra me Almën dje në Përmet. Ti the ju keni më shumë bletë, por puna është se ata janë më të organizuar. Keni më shumë mjaltë, por ata janë më të organizuar.

Marrin më shumë fonde. Ju mjaltin e bëni dhe e mbani fshehurazi. Jo aq sa Alma por më shumë se të tjerët, bashkia e Gjirokastrës janë shembull për të marrë fonde. Do t’i lë amanet pedagogët e foltores, thuaj hajde t’ju mësoj si merren fonde me projekte që rrogën ta keni për shpenzime të vogla. Më tha dje, te pallati i Sportit nuk të çoj dot, e ke lënë ti keq. Tek teatri që e kam rregulluar me donatorët tha hajde. Më tha po deshe të vish te pallati i Sportit, më jep lekët. Fondin e pallatit të Sportit do e marrë menjëherë se ekipet kur të bëjnë ndeshjet e ekipit të qarkut me ata të Tërmetit, t’i bëjnë në pallat sporti. Bëj kujdes arbitrin kur të luash me Tepelenën”, tha Rama.