“Përtej kufijve – drejt një tregu të qëndrueshëm të qëndrueshëm energjie”, është konferenca që bëri bashkë në një diskutim mbi bashkëpunimin në sektorin energjetik, një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, me gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencë foli ndër të tjera edhe për tubacionin Joniano-Adriatik për të cilin tha se mund të jetë një ndryshues i madh i lojës për rajonin tonë dhe një fuqi për Europën në rrugën e saj të pavarësisë ndaj gazit rus.

“Unë do të flas në anglisht, për të hequr dorë nga fakti se për herë të parë deri më tani, po përfaqësoj entitetin më të vogël sa i përket qarkullimit financiar, pra xhiros financiare në një konferencë të tillë dhe më duhet të adresoj një audiencë që së bashku ka një qarkullim vjetor një mijë herë më të lartë sesa PBB-ja e Shqipërisë ose ndoshta e ekzagjerova, ndoshta jo, nuk e di, por sidoqoftë si lojtari më i vogël në këtë sallë edhe pse më i gjati ju mirëpres të gjithëve, ju uroj mirëseardhjen dhe jam krenar që ky “tubim” i vogël nga numri, por i madh për nga fuqia, pushteti për të furnizuar mbarë botën dhe për të ndryshuar botën po ndodh në Tiranë dhe ju të gjithë jeni pjesë e kësaj këtu. Pra ju faleminderit përzemërsisht që ia dolët të mbërrinit në Tiranë dhe të dëshmonit interesin tuaj që së bashku të zhvillojmë atë çka është vërtet program i rëndësishëm ambicioz ndryshimi për Shqipërinë, program ndryshimi për rajonin dhe as që diskutohet që është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të jetë i mundur përmes kanalizimeve të përpjekjeve dhe energjitë e aktorëve që mbërrijnë dhe vijnë prej SHBA-së, Europës, Azerbajxhanit dhe shpresoj edhe më të tjerë të na bashkohen në të ardhmen. Disa ditë më parë pata nderin të vizitoja presidentin Aliyev dhe me kënaqësi ndjeva dhe dëshmova në fjalët e tij inversin e lartë që ka për tu përfshirë në tubacionin Joniano- Adriatik i cili mund të jetë një tjetër ndryshues i madh i lojës për rajonin tonë, por që në të njëjtën kohë mund të jetë dhe një fuqi, energji e re për Europën që sa më shpejt të jetë e mundur të fitojë një pavarësi prej gazit rus”.

E teksa renditi të gjitha punët në Sektorin e energjisë, si shndërrimi i TEC të Vlorës, puna për energjinë diellore, të erës dhe HEC e Skavicës, Rama tha se të gjitha këto projekte do t’i japin Shqipërisë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjetike. Rama shtoi se të gjitha këto tregojnë se Shqipëria ka potencialin për t’u shndërruar brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë.

“Në anën tjetër, me shumë kënaqi dëshmoj progresin e kryer në punën për shndërrimin e impiantit të Vlorës, termocentralit të Vlorës në një impiant prodhim energjie, në përpunim të energjisë së impiantit dhe po ashtu, të dëshmojë gjithashtu shumë gjëra që po ndodhin me energjinë diellore në Shqipëri. Shumë punë po kryhet për atë energjinë e erës dhe goxha punë masive që është në vijim për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës, i cili do rrisë me 20% prodhimin e energjisë nga uji, hidro-ja pra dhe në të njëjtën kohë do të na lejojë dhe na japë neve një shtytje përpara drejt pavarësisë energjetike. Të tëra këto së bashku tregojnë një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë, gjë që është madhore për një vend si Shqipëria dhe kemi rrugë. Vetëm disa vite më parë, kur na është dashur të marrim përsipër një sistem tërësisht të falimentuar të energjetikës, ku vetëm 50%, pra gjysma e faturave të energjisë elektrike paguhej dhe gjysma e energjisë së prodhuar humbej, me një borxh të OSSHEE që shkonte thuajse 5% të PBB sonë si shtet dhe me një kulturë administrative të sektorit energjetik, por edhe të konsumimit të energjisë së prodhuar, gjë e cila mbështetej tërësisht në një anarki, si dhe mungesë investimesh që e karakterizonin sektorin tonë prej vitesh, gjë që kompaninë e shpërndarjes së energjisë si punë të të tërëve e sistemit tonë të shpërndarjes në detyrën dhe punën, një hallkë e dobët e zinxhirit ekonomik dhe të ekzistencës sonë. Sot jemi këtu, ka mijëra arsye për të parë drejt të së ardhmes, jo një e ardhme e largët, por të afërt me optimizëm të vërtetë dhe me buzëqeshje të madhe në fytyrë sepse nuk ka më dyshim që edhe pse kompanitë e përfaqësuara këtu në këtë sallë vlejnë miliarda, ata nuk paguajnë bileta avioni, pra hiç asgjë për të ardhur në Shqipëri. Jam i sigurt që të gjithë zotërinjtë e pranishëm në këtë sallë janë këtu për shkak të arsyeve të biznesit dhe për shkak se kompanitë e tyre, janë këtu për të investuar dhe për të na u bashkuar neve që të bëjmë, jo vetëm Shqipërinë, por dhe gjithë rajonin të ecë përpara”.

“Në përmbyllje, dua të rikujtoj ish-presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë një takimi që patëm në NATO. Ai mbajti një fjalim të gjatë se sa e rrezikshme ishte që të mbështeteshe tek gazi rus dhe ai shtoi se ishte për të ardhur keq që të mos gjenim më të mirin, më të bukurin, më mjedisorin për gazin amerikan, por koha dëshmoi se na u desh të përballnim këtë vartësi të tmerrshme dhe pasojat që sjell kjo varësi. I provuam këto gjëra kaq shpejt në kohë dhe investimi për të dalë jashtë, për të kapërcyer këtë situata nuk flitej vetëm për para, për projekte që kërkojnë kohë, pra janë investime që kërkojnë kohë. Ndaj, jemi këtu së bashku që të rendim të gjithë së bashku pa humbur kohë dhe nëse kjo për kompanitë mund të shkaktojë pak trysni, por për Shqipërinë është shenjë dhe moment i mirë sepse kjo tregon që duhet të ecim më shpejt sesa herët e tjera për të realizuar këto projekte dhe për të krijuar tërë këtë arkitekturë të re të sektorit energjetik shqiptar, i cili disa vite më parë kurrkush nuk mund ta imagjinonte ndërsa sot e kemi në dorë thjesht ta bëjmë të mundur këtë gjë. Dua t’iu falënderoj të gjithëve për praninë tuaj dhe e kam zët ta them, por më duhet të falenderoj ambasadoren amerikane sepse ajo ka qenë gur themeli në hapjen e një dere për punë të vërtetë dhe investimesh vërtetë të mëdha në vendin tonë, që ka të bëjë me pjesën më themelore të jetës sonë të përditshme në ditët e sotme, që është furnizimi me energji dhe varësia energjetike. Pse e kam zët ta them këtë gjë? Sepse të falënderosh perandoritë nuk është kënaqësisjellëse, por njëkohësisht jam vërtetë mirënjohës dhe më duhet të them se pas 30 vitesh që na kanë furnizuar me parime dhe standarde më së fundmi, SHBA po na jep vërtetë karburant dhe energji. Nuk e kam për natyrë, por jeta kështu e ka dhe ndaj na pëlqen ta jetojmë këtë jetë dhe që të jemi në partneritet me ta, që jemi të gjithë së bashku këtu dhe që ata na vëzhgojnë sepse ata gjithmonë na thonë “Ju vëzhgojmë”.