Kryeministri Edi Rama duke iu referuar disa të dhënave për rastet e reja të infektimeve nga Covid në dy javët e fundit shkuar se Shqipëria është një nga dy vendet më pak të prekura.

Kreu i qeverisë shprehet se në dy javët e fundit Shqipëria dhe Islanda janë vendet më pak të prekura në Evropë.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë“, shkruan Rama.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë u regjistruan vetëm 5 raste të reja me Covid dhe një viktimë.