Të premten do të mbërrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës AstraZeneca. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.

Ai shton se menjëherë me mbërritjen e këtyre dozave, mbi 38 mijë të tilla, do të nisë vaksinimi i mësuesve.

“Pasnesër mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama.