Partia Socialiste e ka nisur zyrtarisht sezonin e ri politik dhe përgatitjet për fushatën elektorale për vitin 2021.

Ditën e martë, ai bëri të qartë se do të jetë përdorimi i platformës digjitale një ndër hapat që do të ndikojë tek PS, e cila synon të marrë një mandat të tretë.

I pari që tregoi se në mbledhje qeverie diskutohej për aktivitetin e Facebook dhe propagandën në rrjetet sociale, ishte zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Por kjo gjë është bërë fakt, sepse ka qenë vetë Rama që para 2 ditësh u ka shpërndarë deputetëve të Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Përmetit, Korçë etj., një raport ku ishte i detajuar aktiviteti në rrjetet sociale.

Gjatë mbledhjes, Rama i ka kritikuar deputetet të cilët nuk janë aktivë në rrjetet sociale.

Ai u ka shpërndarë dhe raport, se cili deputet është më shumë aktiv dhe cili jo.

Burime pranë takimit thonë se deputeti Alket Hyseni është ndër më aktivët me postime dhe shpërndarje partiake në faqen e tij, ku ka 23 mijë ndjekës.

Ndërsa, deputeti Andrea Marto është më pasivi me rrjetet sociale, i shoqëruar nga Bledi Çuçi, Niko Peleshi dhe Ilirjan Pendavinji.