Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e kryera nga antimafia italiane.

Gjatë një emisioni televiziv mbrëmë, Kulla i ka dërguar një mesazh moderatorit duke u shprehur se me ironi se nuk mund ta takonte shefin e anti-mafias italiane në një kafe në zonën e njohur si “Zogu i Zi”.

“Me 180 mln euro, blinim prokurorinë, qeverinë dhe Parlamentin po të kishin ardhur. Sigurisht që shefin e anti-mafias s’do e takoja ndërmjet këtij (italianit). Shefi i anti-mafias nuk takohet në kafe tek Zogu i Zi. Nuk e kam takuar,”-shkruante Kulla në mesazhin e tij.

Ish-zyrtari i Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro në një bisedë me ‘Antonio Gallo, thotë se e ka telefonuar Kullën dhe se mund të merret vesh mirë me të.