Rei Manaj luajti 90 minuta në ndeshjen ndaj Interit, ish-skuadrës së tij. Trajneri Taigo Mota vendosi ta aktivizonte titullar sulmuesin e Kombëtares në një sfidë shumë të vështirë në “San Siro”, ku Specia humbi 2-0, por Manaj në fakt e bëri punën e vet.

Sipas vlerësimit të shtypit italian, Manaj ishte më i miri në fushë për Specian, bashkë me portierin. “Është i detyruar të luftojë fort dhe të sakrifikojë për skuadrën, duke fituar faulle për ta tërhequr përpara”, – shkruhet për paraqitjen e Manajt nga “Sport Mediaset”, që e vlerëson me notën 6 sulmuesin kuqezi.

Manaj ne dyluftim me Çalhanoglu gjate ndeshjes Inter-Specia,

Asnjë minutë ndërkohë për mbrojtësin Marash Kumbulla në ndeshjen e javës së 15-të. Roma humbi 1-0 në fushën e Bolonjës dhe futbollisti ynë qëndroi gjithë kohën në stol, pavarësisht se trajneri Mourinjo e kishte komplimentuar Kumbullën për sjelljen dhe lojën e tij.

Armando Broja luajti vetëm 25 minuta për Southemptonin në ndeshjen me Leiçesterin, që përfundoi në barazim, 2-2. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 65-të, duke marrë duartrokitjet e publikut, por nuk mundi të linte shenjë në këtë ndeshje.