Më 8 mars të këtij viti kanë ndodhur dy gjëra: Milani pësoi humbjen e fundit në kampionat, në fushën e Xhenoas, ndërsa Italia u fut në karantinë për shkak të pandemisë. Që atëherë gjërat kanë ndryshuar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Pioli, që jo vetëm nuk ka humbur më (duke përjashtuar ndeshjen me Lilën në Ligën e Europës), por ka grumbulluar më shumë pikë se askush tjetër në Serinë A.

Me një ndeshje ende për të luajtur para se të mbyllet ky vit, Milani ka shënuar një rekord në këtë drejtim: 76 pikë në 34 ndeshje kampionati. Në vend të dytë është Interi, me 2 pikë më shumë se Juventusi dhe Atalanta, që ka një ndeshje më pak. Pastaj vijnë me radhë Lacio, Napoli dhe Roma. Duke përjashtuar skuadrat e rëna dhe ato që janë ngjitur në Serinë A, më pak pikë ka grumbulluar Torino gjatë 2020-ës.

Klasifikimi sipas pikëve të fituar gjatë këtij viti kalendarik është ky: Milani 76 pikë, Interi 70, Atalanta 68 (1 ndeshje më pak), Juventusi 68, Lacio 63, Napoli 62, Roma 59, Sasuolo 55, Verona 50, Sampdoria 44, Fiorentina 43, Udineze 42, Bolonja 39, Parma 36, Xhenoa 35, Kaljari 30, Torino 26, Leçe 20, Benevento 15, Specia 11, Breshia 11, Spal 8, Krotone.