I gjithë stafi diplomatik iranian është larguar nga Ambasada në Tiranë. Në ndërtesën e zbrazur kanë zbarkuar forcat speciale RENEA, punonjës të Antiterrorit dhe njësia Antieksploziv. Ata mësohet se po kryejnë inspektim të godinës.

I gjithë stafi u largua nga Shqipëria pas afatit prej 24 orësh që u vendos nga qeveria jonë si pasojë e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike. Së shpejti pritet që nga aty të hiqen të gjitha simbolet e shtetit të Iranit.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas sulmit kibernetik, që u përball vendi ynë në Korrik, ka prova të pakundërshtueshme që qëndron Irani.

Rama u shpreh se Këshilli i Ministrave vendosi me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.