Rey Manaj mund të bëhet sot sulmuesi i ri i Spezias, që luan në Serinë A italiane.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pret mbylljen e marrëveshjes mes Barcelonës dhe klubit italian.

Sipas mediave sportive italiane, bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje.

Marrëveshja me lojtarin është arritur tashmë dhe priten vetëm detajet e fundit mes klubeve për të zyrtarizuar kthimin e Manajt në Serinë A, aty ku ka luajtur me Interin.