Kur po bëhet një muaj nga vdekja e Diego Armando Maradonës më 25 nëntor, dhe vetëm tani janw zbuluar informacionet e para në lidhje me rezultatet e autopsisë. Gazeta argjentinase Ole, ka publikuar autopsinë, ku është përjashtuar mundësia që në gjakun e El Diez të ketë pasur gjurmë alkooli apo droge. Analizat gjithashtu konfirmuan mungesën e ilaçeve për sëmundjet e zemrës, ndërsa janë gjetur gjurmë të ilaçeve psikologjike.

Sipas autopsisë, Maradona vdiq si rezultat i edemës akute të mushkërive e shoqëruar nga një insuficiencë kardiake (zemra e Diegos kishte zgjeruar miokardiopatinë dhe peshonte 503 gram, gati dyfishin e gjendjes normale të saj).

Për më tepër, gjurmët e një cirroze të mundshme u gjetën brenda mëlçisë, brenda mushkërive këputja e shtatë alveolave ​​dhe një fokus me edemë intralveolare, ndërsa në veshka një nekrozë tubulare akute.