Kryesia e PD-së e Enkelejd Alibeajt në përfundim të mbledhjen që zhvilloi ka vendosur që Roland Bejko të jetë kandidat për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit.
Ditën e nesërme, në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë, por duket se Alibeaj ka marrë vendimin e tij. Roland Bejko do të garojë për Bashkinë e Tiranë duke u ndarë nga grupimi i Sali Berishës.
Bejko, garoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në qarkun e Gjirokastrës.

Në foto, anëtari i Kryesisë së PD-së, Roland Bejko, duke u dhunuar para selisë së PD nga militantët e Berishës, në janar 2022.