Ka prodhuar surpriza mbrëmja e sotme e Europa League, ku bie në sy eliminimi i turpshëm i Tottenham përballë Dinamo Zagreb.

Edhe pse kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, djemtë e Mourinho nuk arritën ta ruanin atë duke u mundur nga vendasit me një gol në kohën e shtesë, pasi koha e rregullt kishte përfunduar po ashtu 2-0.

Milani nuk arriti t’i gëzohet golit të shënuar në ndeshjen e parë ndaj Manchester United. Në betejën mes “Djajve”, ata nga Britania e Madhe u treguan më kërkues duke shënuar një gol dhe u kualifikuar në këtë mënyrë në fazën e ¼ të kupës së vogël europiane.

Roma është i vetmi ekip që ruajti dinjitetin e italianeve në Europë. Pasi kishin fituar në ndeshjen e parë 3-0, verdhekuqtë triumfuan dhe në të dytën 1-2 përballë Shaktar për të treguar një formë të mirë në këtë kompeticion.

Arsenali kaloi në çerekfinale edhe pse u mund në ndeshjen e dytë nga Olimpiakos, po ashtu surprizë ishte dhe eliminimi i Rangers nga Slavia e Pragës.