Reperi Kozak është rrëmbyer sot nga shokët e një reperi kundërshtar, me të cilin ka pasur shkëmbime ofendimesh në rrjetet sociale.

Ai është futur me forcë në makinën e tyre, ndërkohë që në Instagram dhe YouTube është publikuar videoja ku Kozak keëtrajtohet dhe turpërohet nga 4 persona.

Policia e Tiranës bëri me dije se e ka gjetur reperin dhe e kanë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.