Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantuan paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që po ndërmerr qeveria për të përballuar krizën energjetike.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbi 90 për qind e konsumatorëve familjarë konsumojnë më pak se 800 kwh/orë ndaj deri në këtë fashë nuk do të ketë rritje të çmimit. Ai nënvizoi se ata që konsumojnë mbi këtë fashë do aplikohet çmimi i tregut.

Kryeministri u shpreh se bëhet fjalë për një krizë të paparashikueshme dhe nuk dihet kur do i vijë fundi.

Ndërkohë zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se ata që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.

Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kiliovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.

Duke vendosur këtë fashë nga 1 tetori deri në dhjetor të vitit 2023 ministrja u shpreh se do kursejmë 100 milionë euro.