Rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve, duket se ka prekur çdo qytet të Shqipërisë. “Good Morning Albanians”, ishte mëngjesin e kësaj të premteje në disa prej qyteteve të vendit, ku paraqiti nga afër situatën në këto tregje.

Një e moshuar nga Berati tha për kamerat e Euronews Albania se arriti të blinte vetëm patate, pasi lekët nuk i mjaftojnë që të marrë edhe diçka tjetër.

“Patate, një kile patate mora dhe do iki në shtëpi. Me 1000 lekë pension që marrim ne mirë janë çmimet, t’i marrim era dhe të ikim, mos t’i hamë.

Ja patate kam marrë unë, këto do ha. Ça do marr tjetër. E pash e çmimin e qepës, po s’merrja dot. Do ajo gjella me patate edhe qepë po aq lekë kisha”,-tha e moshuara nga Berati.