Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhjeje gazi në sistemin e ngrohjes, 4 nxënës kanë përfunduar në spital.

Policia njofton se është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës, ndërsa nxënësit që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore po trajtohen, pa rrezik për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.