Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në disa e zona të vendit. Në zonën e Shkodrës rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

Bashkia e Shkodrës kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.

Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha toke.

Gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë për shkak të reshjeve.

Hidrometri në Lumin Buna tregoi rritjen e nivelit në 5.80cm.