Rusia, vendi me rreth 145 milionë banorë ka raportuar një rekord prej 22.778 rastesh të reja ditore të Covid-19 të hënën. Për këtë arsye, autoritetet në Moskë u detyruan të shndërrojnë një arenë akulli në një spital të përkohshëm për të trajtuar pacientët me Covid-19.

Pallati i Akullit, Krylatskoe, i njohur për mbajtjen e garave ndërkombëtare të patinazhit të shpejtë, tani është në vijën e parë të frontit ku ka më shumë se 1300 shtretër, të pajisur me bombola oksigjeni dhe punojnë më shumë se 100 mjekë.

Aktualisht, aty po trajtohen rreth 600 njerëz, me nga 60 deri në 80 pacientë të rinj që pranohen dhe lirohen çdo ditë.