Në një analizë për “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi foli për luftën e titullit në Serie A dhe përparësinë e Interit: “Skuadra e Conte po bën shumë mirë, është provuar të jetë shumë e fortë në situata të caktuara. Ka gabuar më pak se rivalët e tjerë. Sidoqoftë, më lejoni të shpjegoj diçka: kur ndeshet me skuadra të mbyllura, veprimi nuk është akoma aq i qetë dhe harmonik sa duhet. Conte do të duhet të punojë në këtë aspekt.

Është në rregull mbrojtja me tre, për sa kohë po jep garanci. Këto janë mekanizma mbi të cilët trajneri duhet të këmbëngulë për të arritur në majë. Askush nga lojtarët e Conte nuk ka fituar kurrë, dhe në planin afatgjatë ky fakt mund të rezultojë handikap. Të mos jesh mësuar të fitosh, dhe për këtë arsye të mos mësohesh të durosh presionin, mund të jetë penalizuese. Në një vrapim të tillë të gjatë, aspekti psikologjik është thelbësor”.

Ndryshe nga Fabio Capello, i cili e konsideroi të mbyllur çështjen e titullit, me Interin të sigurt drejt triumfit, Arrigo Sacchi bën këtë prognozë në këtë drejtim: “Lojtarët zikaltër nuk kanë të njëjtën përvojë suksesi me ata të Juves. Bardhezinjtë na mësuan me fitoret e tyre, ata kanë triumfuar si kampionë të Italisë për shumë vite. Suksesi për ta është një mani. Kjo për Interin duhet të jetë një kambanë alarmi. E përsëris: asnjë nga lojtarët e Contes nuk ka fituar kurrë. Në planin afatgjatë kjo mund të rezultojë një handikap; nuk është e lehtë ta përballosh presionin. Në të njëjtën kohë, aspekti psikologjik është thelbësor”.