Salvatore Schillaci, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, foli për garën e titullit në Serie A dhe në veçanti rivalitetin midis Juventusit dhe Interit.

“Këtë sezon, Interi ka një ekip më të fortë se të gjithë të tjerët. Juventusi? Mbetet shqetësim fakti që për disa vite ka fituar në Itali, por jo në Europë. Skuadra e Pirlos duhet të synojë titullin.

Është e vështirë duke pasur parasysh ritmin e Interit, por Juve duhet të jetë në gjendje t’i bezdisë deri në fund zikaltrit. Pas eliminimit nga Champions, objektivi kryesor do të jetë titulli kampion në Itali. Më pëlqen sulmi bardhezi, por e përsëris: duke pasur parasysh hendekun, vetëm Interi mund ta humbasë kampionatin”, Schillaci

Nuk mund të mungonte edhe vlerësimi për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, që pas eliminimit nga Champions-i, në duart e Portos, mori kritika të shumta nga brenda Italisë: “Cristiano është një profesionist dhe kampion madh. Numrat dhe karriera e tij flet më shumë se kushdo tjetër”.