Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg e 15 gramë kokainë dhe në pranga ka rënë një person.

Lënda narkotike u kap në orët e para të mëngjesit gjatë operacionit policor “Yellow pack”, ku në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet, policia lokalizoi 46-vjeçarin Vitor Kaci, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet kokaina.

46-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës.

Policia është në kërkim të bashkëpunëtorëve të 46-vjeçarit.