Është shuar në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij.

Ruka vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986.

Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjithshme, Tepelenё.1976 – 1984.

Skenarist dhe regjisor në Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio, Tiranё.1986 – 1996.

Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, Tiranё.

Ka qenë Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare në 2000 – 2005.