Qeveria serbe ka bërë me dije se do të paguajë me para në dorë qytetarët e saj që vaksinohen kundër koronavirusit, një përpjekje kjo që shihet nga shumë ekspertë si një tentativë për të përshpejtuar procesin.

Gjatë shpalljes së këtij plani, që parashikon 25 euro për çdo person që merr një dozë të vaksinës, presidenti Vuçiç se rritja e vaksinimit varet vetëm nga vaksinimi i popullsisë, në këto momente të vështira që po kalon gjithë bota.

“Qeveria nuk mund t’i diskriminojë njerëzit në bazë të vaksinimit, por ata që refuzojnë të marrin vaksinën janë të papërgjegjshëm dhe egoistë. Kjo është arsyeja përse kemi menduar t’i shpërblejmë njerëzit që tregojnë përgjegjësi” tha presidenti.

Gjithashtu, presidenti Vuçiç shtoi se punonjësit e administratës shtetërore, të cilët nuk janë të vaksinuar dhe sëmuren me koronavirus, nuk do të mund të marrin leje me pagesë.