Presidenti amerikan Biden ka thënë para takimeve me presidentët e BE-së se ‘Amerika është kthyer sërish’. Ai shtoi se SHBA-ja do rivendosë marrëdhëniet me bllokun europian.

Biden u takua me Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Bruksel për samitin BE-SHBA.

Të dy udhëheqësit e BE-së e mirëpritën Biden në ndërtesën e Këshillit. Duke folur përpara takimeve me zyrtarët evropianë, Biden shprehu përkushtimin ndaj bllokut.

“Amerika është kthyer. Ne jemi të përkushtuar, ne kurrë nuk jemi larguar plotësisht po jemi duke ripohuar faktin se është në shumicën e rasteve në interesin e SHBA-së që të ketë një marrëdhënie të shkëlqyeshme me NATO-n dhe BE-në.” – tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

“Unë kam një pamje shumë të ndryshme nga paraardhësi im.” – shtoi Biden, duke iu referuar ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Michel, nga ana e tij, i mirëpriti vërejtjet e Biden, duke thënë: “Ju jeni përsëri në Bruksel dhe SHBA-ja është përsëri në skenën globale. Është një lajm i shkëlqyeshëm për aleancën dhe është gjithashtu një lajm i mirë për botën. Ne jemi vërtet të kënaqur të punojmë me ju në për të trajtuar së bashku disa sfida të rëndësishme globale.”

Von der Leyen përshëndeti gjithashtu vërejtjet e presidentit të SHBA-së dhe e përshkroi pjesëmarrjen e tij në takim si një ‘nder’.

“Në të vërtetë, katër vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta. Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike, Evropa ka ndryshuar, por ne duam t’ju sigurojmë ju, miqtë dhe aleatët tuaj. Dhe ne shpresojmë shumë që të punojmë së bashku.” – tha von der Leyen.