Nga “Foreing Policy”

Një standard për Ballkanin apo dy? Kjo është një pyetje që mund t’i bëhet Presidentin Joe Biden ndërsa takon aleatët e NATO-s dhe partnerët e Bashkimit Europian javën e ardhshme në Bruksel.

Administrata e tij zgjeroi një urdhër ekzekutiv për të luftuar korrupsionin në Ballkan, si dhe për të sanksionuar ata që pengojnë dhe shkelin marrëveshjet e paqes në rajon, proceset demokratike dhe të drejtat e njeriut. Biden ishte i pakursyer për rreziqet e korrupsionit, duke vërejtur se ai “fenomne që hap derën për kundërshtarët strategjikë të SHBA-së në Ballkan”. Sekretari i Shtetit Antony Blinken pohoi vendosmërinë “e palëkundur” të administratës për të fituar këtë luftë.

Ky qëndrim përfaqëson një shkëputje nga administrata Trump, e cila ishte e bindur se “normalizimi ekonomik” do të çonte drejt transformimit të Ballkanit. Urdhri ekzekutiv i siguron Biden një strategji për të fituar mbështetje midis aleatëve të SHBA në samitet e ardhshme të BE dhe NATO-s, duke dërguar një sinjal të fuqishëm të unitetit perëndimor përpara takimit të presidentit amerikan me presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Por fatkeqësisht, për momentin, Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë një qasje me dy fytyra kur bëhet fjalë për standardet demokratike në Ballkan, duke ndjekur një rrugë të privilegjuar për Serbinë dhe një rrugë më e rreptë për vendet e tjera aspirantë për në BE si Shqipëria dhe Kosova.

Ky është një paradoks i rrezikshëm: Regjimi më anti-demokratik i rajonit, qeveria serbe e udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, merr trajtimin më të favorshëm nga zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së. Vuçiç është i lidhur ngushtë me kundërshtarët e Perëndimit, Rusinë dhe Kinën. Kandidimi i Serbisë për anëtarësim në BE është kryesisht një lojë për Beogradin, një mënyrë për të luajtur me dy porta, Perëndimin dhe Lindjen. Ndërsa fqinjët e tij luftojnë për të drejtën për të hapur negociatat me BE, Beogradi duket se po luan si macja me miun, pasi ka mbyllur vetëm dy nga 35 kapitujt e negociatave të pranimit në kandidaturën e tij tetë-vjeçare. Vitin e kaluar, Serbia nuk hapi aspak kapituj të ri.

Trajtimi i butë i Serbisë përfaqëson ndër sfidat kryesore për misionin e Biden për të marrë mbështetjen e Europës për integrimin e rajonit. Serbia ka formën më të sofistikuar dhe të gjerë të korrupsionit në rajon.

Eksperti serb, Dusan Pavlovic thotë se Vucic ka kapur shtetin dhe të gjitha institucionet e tija. Siç shpjegon Pavloviç, burimet e vjedhura nga arkat e shtetit furnizojnë regjimin me fuqinë dhe burimet për të kontrolluar shtetin, për të frikësuar kundërshtarët dhe aktivistët, dhe për të sunduar për një kohë të pacaktuar.

Serbia është shembulli kryesor i rrezikut të korrupsionit për të cilin flet Biden dhe ka hapur derën për hyrjen e Kinës dhe Rusisë në Ballkan. E megjithatë, zyrtarët e SHBA-së dhe BE jo vetëm që e kanë anashkaluar korrupsionin në Serbi, por ata gjithashtu kanë vlerësuar vazhdimisht regjimin si “udhëheqësi politik dhe ekonomik në rajon”, edhe pse Serbia vazhdon të destabilizojë fqinjët e tij më të vegjël. Në vend që të bëjnë presion ndaj qeverisë për të ndërmarrë reforma, zyrtarët amerikanë kanë bërë presion ndaj aktivistëve për të minimizuar ankesat e tyre dhe për të bashkëpunuar me autoritetet serbe. Zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje publike opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht se janë të manipuluara, duke u hequr liderëve të opozitës kërcënimin e bojkotit. Vuçiç mund të pretendojë se ai ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së ndërsa përmirëson autoritarizmin elektoral të ish-udhëheqësit Slobodan Millosheviç dhe ringjall vizionin e një Serbie të Madhe destabilizuese në rajon.

Ndërkohë, fqinjët e Serbisë kontrollohen rregullisht për korrupsionin. Shqipërisë i është mohuar prej kohësh mundësia për të hapur negociatat e saj për anëtarësimin në BE për shkak të korrupsionit dhe shkeljes së praktikave demokratike. Shtetet e Bashkuara i ndaluan së fundmi hyrjen në SHBA ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili ka kohë që nuk ka pushtet.

Deri më tani, sanksionet amerikane janë zbatuar për të sanksionuar tregtarët serbë të armëve dhe figurat e shquara serbe në vendet e tjera, të tilla si lideri separatist serb boshnjak Milorad Dodik. Por me regjimin në Beograd që qëndron në majë të një sistemi të korruptuar institucional dhe revizionist, që i shpëton kritikave serioze, sanksionet kanë pasur pak efekt. Në të vërtetë, gjatë dy muajve të fundit, Dodik ka shtuar thirrjet e tij për ndarjen e Bosnjë dhe Herzegovinës.

Urdhri i ri ekzekutiv paralajmëron mundësinë për ndryshime shumë të nevojshme. Por sinjalet e hershme janë të përziera. Ndërsa ambasadorja amerikane në Shqipëri postoi menjëherë njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, duke vënë në dukje aplikimin e tij në Shqipëri, ambasadori amerikan në Serbi uronte një sportist serb për fitoren.

Reagimet e kundërta ilustrojnë problemin. Biden dhe Blinken tashmë kanë lëshuar disa komunikime të forta dhe të qarta për udhëheqësit rajonalë. Në shkurt, Biden i shkroi Vuçiç, duke i bërë thirrje udhëheqësit serb të bëjë reforma dhe të njohë Kosovën. Ambasada amerikane me shpejtësi mohoi se kjo përfaqësonte një ndryshim në politikën e SHBA.

Në Prill, Departamenti i Shtetit doli përsëri kundër “spekulimeve të pajustifikuara në lidhje me ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit përgjatë vijave etnike”. Ndërsa Serbia i ka shpëtuar vëzhgimit të korrupsionit dhe sulmit ndaj demokracisë serbe, një tjetër paradoks është shfaqur. Kosova, e cila drejtohet nga luftëtari më i fortë i rajonit kundër korrupsionit, Kryeministri Albin Kurti, është vënë nën presion më të madh ndërkombëtar në dialogun e drejtuar nga BE me Serbinë. Ndër të tjera, Kurti është i detyruar të zbatojë një formë të autonomisë për serbët e Kosovës, të cilët kontrollohen drejtpërdrejt nga një qeveri armiqësore në Beograd, ndërsa kjo qeveri refuzon të njohë sovranitetin dhe kufijtë e saj. Por duke zbutur thirrjen e Biden për njohjen e Kosovës, zyrtarët amerikanë e kanë bërë më të vështirë për Prishtinën të negociojë përballë Serbisë si shtet i pavarur.

Nuk ka asnjë mister në lidhje me burimin e këtyre paradokseve dhe të rrezikshme. Falë ndarjeve brenda BE-së, Serbia zotëron fuqinë mbi Kosovën dhe negociatat janë duke e kthyer Perëndimin në një mjet që po përdoret nga Beogradi. Regjimi i Vuçiç nuk po përballet me pasoja për korrupsionin dhe demokracinë, sepse pesë vende të BE-së, Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro, refuzojnë të njohin Kosovën. Nëse edhe vetëm një prej tyre do të njihte Kosovën, dinamika do të transformohej, pasi Serbia dhe mbështetësit e saj në Rusi dhe Kinë  nuk mund të bllokonin më rrugën europiane të Kosovës. Beogradi më në fund do të përballej me zgjedhjen që ka shmangur prej vitesh: të pranojë rendin perëndimor dhe të negociojë një zgjidhje dinjitoze, stabilizuese me Kosovën ose të vazhdojë të ruaj ekuilibrin e saj të rremë midis Perëndimit dhe kundërshtarëve të tij sii Rusia dhe Kina.

Por kohët e fundit është Uashingtoni ai që po kthehet në një aleat të Serbisë së disa prej vendeve europiane. Edhe më befasuese, BE-ja në të vërtetë ka marrë një pozicion më të fortë ndaj ndryshimeve të rrezikshme të kufirit në rajon sesa zyrtarët amerikanë.

Për fat të mirë, askush nuk i kupton të gjitha këto dinamika më mirë se Biden. Si një senator amerikan, ai pa përmes ndarjeve europiane mbi Ballkanin që pengonin politikën perëndimore dhe nxiti ndërhyrjen e NATO-s në Serbi.

Biden dhe Blinken e kuptojnë se mënyra e vetme për të dobësuar ndikimin keqdashës rus dhe kinez në rajon është një qëndrim i unifikuar perëndimor mbi parimet thelbësore demokratike. Por fatkeqësisht, BE mbetet e ndarë për Kosovën, e dobët në luftimin e korrupsionit dhe e pasinqertë në zgjerimin e BE. Brukseli përjashtoi shpejt përfshirjen në përpjekjen e zgjeruar të administratës për të luftuar korrupsionin.