Policia e Mineapolis ka publikuar pamjet e kamerave të trupit gjatë të shtënave që përfunduan me vrasjen e një personi me ngjyrë. Kjo është vdekja e parë në duart e policisë pas vrasjes së George Floyd në maj.

Viktima Dolal Idd, 23 vjeç, ishte i dyshuar për krim dhe u ndalua nga policia të mërkurën.

Dëshmitarët dhe policia thonë se ishte i dyshuari që qëlloi i pari dhe mbeti i vdekur kur oficerët iu kundërpërgjigjen po me zjarr.

Në pamjet e publikuara makina e të dyshuarit shihet teksa bllokohen nga disa mjete të policisë.

Policët dëgjohen duke i thënë “Ndalo makinën, duart lart”, para të shtënave me armë.

Bashkë me 23-vjeccarin në automjet ndodhej dhe një vajzë e cila mbeti e pa lënduar.

Mineapolis pati disa muaj trazira që u përhapën në të gjithë SHBA me vdekjen e Floyd.