Rruga kombëtare që lidh Sarandën me Vlorën është vendosur në fokus mediatik për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë ditëve të fundit.

Në media është raportuar se është cilësia e dobët e punimeve që ka sjellë si pasojë dëmtimin e këtij aksi.

Në lidhje me këtë ngjarje, kryetari i Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu urdhëroi në mënyrë të menjëhershme verifikimin për procedurat që janë ndjekur për lidhjen e kontratës me kompaninë që ka fituar prokurimin dhe cilësinë e punimeve që janë bërë në terren.

KLSH do të informojë opinionin publik për ecurinë e procesit.